Healthy Lifestyle

Transformohu nga shtëpia

Transformohu nga shtëpia – Abonim Mujor

19

Mirëserdhe në programin e transformimit fizik në kushte shtëpie.

Shijoni mundësinë për të rikuperuar trupin tuaj pas lindjes nga rehatia e shtëpisë, me një program stervitor të krijuar posaçërisht për nënat.

Klasa realizohet katër herë në javë (e hënë, e martë, e enjte, e premte), nëpërmjet aplikacionit “Zoom”, në orën 6 të mëngjesit dhe ka një kohëzgjatje prej 90 minutash.

Nëse ky orar nuk është i përshtatshëm për ju, mos u shqetësoni! Klasa do të jetë e regjistruar dhe mund ta ndiqni në kohën që ju përshtatet gjatë ditës.

Çdo klasë përfshin ushtrime të sigurta dhe efektive për rikuperimin e nenës pas lindjes, duke ndihmuar edhe në humbjen e peshës.

Ushtrimet janë të dizajnuara për të forcuar dhe rigjeneruar trupin pas periudhës së lindjes, duke fokusuar në pjesët që janë ngarkuar më shumë gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Në fund të çdo klase, përfshihen ushtrime stretching, të cilat janë të fokusuar në muskujt e qafës, shpinës dhe mesit, zona që zakonisht janë të tensionuara pas lindjes.

Kjo stërvitje është e përshtatshme për nivelet fillestare dhe mesatare. Seancat do të përfshijnë stërvitje kardio, teknikë dhe meditim.

Stërvitja do të realizohet kryesisht me peshën e trupit, duke përdorur një tapet, një palë llastiqe dhe dy gira me 2 kg secila.

Unë do të ndjek gjatë gjithë kohës mënyrën sesi i ekzekutoni ushtrimet për të shmangur çdo gabim të mundshëm që mund të bëni.

Përveç ushtrimeve, do të keni në dispozicion edhe një plan ushqimor të përshtatshëm, i cili është gjithashtu i sigurt për nënat që ushqejnë me gji.

Themes by WordPress