Ushtrimet fizike në shtatzani mund të përmirësojnë shëndetin tuaj, të reduktojnë rrezikun e shtimit të tepërt në peshë, lehtësojnë dhimbjet e shpinës si edhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e proçesit të lindjes. Ndaj rekomandohet që gratë shtatzanë të kryejnë aktivitet fizik të moderuar.
Më poshtë do të lexoni për 5 tipet e ushtrimeve fizike të sigurta që mund t’i kryeni në shtatzani.
- Ecje e lehtë
Nëse nuk jeni marrë me aktivitet fizik përpara shtatzanisë, një ecje e lehtë në park është metoda më e mirë për të filluar. Kjo gjë do t’ju sigurojë aktivitetin e duhur kardiovaskular pa patur një ndikim të madh tek gjunjët dhe kyçet tuaj.
- Noti
Noti dhe ushtrimet në ujë ju japin një rreze më të gjerë veprimesh pa vënë nën presion nyjet tuaja. Noti, lëvizja dhe aerobia në ujë ju ofrojnë shumë përfitime shëndetësore gjatë shtatzanisë.
- Çiklizmi i stacionuar
Çiklizmi në një biçikletë të fiksuar është një nga ushtrimet më të sigurta në shtatzani për gratë që nuk kanë shumë eksperiencë me ushtrimet fizike. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të shtoni të rrahurat e zemrës pa ushtruar shumë presion në nyjet tuaja, pasi biçkleta ndihmon në mbështjetjen, shpërndarjen e peshës tuaj dhe meqenëse është e fiksuar, rreziku për të rënë është shumë i ulët.
- Yoga
Yoga përpara lindjes i jep nujeve më shumë lëvizshmëri dhe ju bënë më elastike. Yoga forcon muskujt, stimulon qarkullimin e gjakut dhe ju ndihmon të qetësoheni. Yoga mund t’ju ndihmojë të qëndroni të qeta dhe të jeni nën kontoll të situatës gjatë lindjes.
- Aerobia gjatë shtatzanisë
Ushtrimet aerobike ndihmojnë me forcimin e zemrës, mushkërive dhe gjithashtu në tonifikimin e muskujve. Ushtimet aerobike me impakt të ulët përjashtojnë kërcimet në ajër, hapjen e tepërt të këmbëve dhe vrapimin. Rregulli kryesor i kësaj metode është se njëra këmbë duhet të qëndrojë në tokë gjatë gjithë kohës.
Ushtrimet e përshtatshme për secilin tremujor të shtatzanisë
Ushtrime që mund t’i kryeni në tremujorin e parë të shtatzanisë
Vazhdoni të vraponi nëse e keni kryer edhe më parë këtë aktivitet. Nëse nuk ju është formuar ende barku i dukshëm, nuk do të vëreni ndryshim. Por, sigurohuni të mbani një ritëm të qëndrueshëm, që të mos nxeheni shpejt, pasi është mjaft e lehtë të ndodhë kjo në tremujorin e parë, për shkak të ndryshimeve hormonale.
Një stërvitje e lehtë kardio është gjithashtu e mirë, ky lloj ushtrimi do t’ju japë energji dhe do t’ju ndihmojë të flini më mirë gjatë natës.
Ushtrime që mund t’i kryeni në tremujorin e dytë të shtatzanisë
Gjatë tremujorit të dytë, do të rifitoni pak energji, kështu që është koha e mirë për t’u bashkuar me një orë ushtrimesh prenatale që mund të bëni në mbrëmje. Ushtrime në ujë janë një stërvitje e mirë gjithëpërfshirëse me aspektet kardio dhe forcë. Por, duhet të shmangni ushtrimet që përfshijnë shtrirjen e rrafshët në shpinë tani që ka mbaruar tremujori i parë.
Nëse vraponi rregullisht mund ta vazhdoni këtë aktivitet, por sigurohuni që keni veshur rroba dhe këpucë mbështetëse dhe kujdesuni kur të vraponi pasi qendra e ekuilibrit ka filluar të zhvendoset tani.
Ushtrime që mund t’i kryeni në tremujorin e tretë të shtatzanisë
Nga fundi i shtatzënisë, stërvitja mund t’ju duket më e vështirë. Tingëllon kontradiktore, por nivelet e fitnesit tuaj bien në mënyrë dramatike. Dëgjoni trupin tuaj dhe ngadalësohuni. Një not i lehtë është një mënyrë e mirë për të ushtruar tani dhe ndjenja e mungesës së peshës mund të jetë një lehtësim i vërtetë nëse ndiheni të rënda dhe të përgjumura. Ju gjithashtu mund të mendoni për një klasë të yogës së shtatzënisë, e cila është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u çlodhur, si dhe për të ushtruar.