Healthy Lifestyle

C-section shelf: Çfarë është dhe si mund ta përmirësosh?

Pas një lindjeje me prerje cezariane, shumë nëna vërejnë një pjesë të vogël të barkut ose një palë lëkure që varët mbi shenjën e plagës. Kjo njihet zakonisht si “C-section shelf” ose “C-section pooch”. Është një pjesë normale e procesit të shërimit pas operacionit, por shpesh nuk pëlqehet nga nënat, të cilat kërkojnë mënyra për ta përmirësuar pamjen e saj.

Si postpartum fitness coach por edhe si nënë me një eksperiencë me C-section, e di sa shumë mund të ndikojë kjo në vetëbesimin dhe rehatinë e një gruaje pas lindjes.

Para së gjithash: C-section shelf është diçka krejtësisht natyrale. Trupi yt ka bërë një punë të mrekullueshme duke sjellë një jetë në botë, dhe kjo është thjesht mënyra si ai shërohet nga një ndërhyrje e madhe kirurgjikale.

Megjithatë, ka mënyra të natyrshme dhe efektive për ta përmirësuar pamjen dhe për të ulur çdo shqetësim që mund të sjellë. Masazhi i plagës dhe ushtrimet e thella për core (grup muskujsh ku përfshihen muskujt abdominal, muskujt e mesit dhe të vitheve) dhe dyshemenë pelvike janë ndër metodat më të dobishme.

Çfarë është “C-section shelf”?

  • Një mbivendosje ose palë lëkure/tkurrje indesh mbi shenjën e operacionit.
  • Mund të jetë e lehtë dhe pak e dukshme, ose më e theksuar, duke shkaktuar edhe irritim të lëkurës.
  • Nuk lidhet domosdoshmërisht me mbipeshë apo mungesë ushtrimesh – shumë nëna të holla dhe fit e përjetojnë gjithashtu.

Shkaku kryesor lidhet me mënyrën si shërohen indet pas operacionit dhe me formimin e ngjitjeve nga indi mbresor që “tërheqin” lëkurën duke krijuar atë pamje si një “raft” mbi shenjë.

Faktorë të tjerë që ndikojnë:

  • Sa herë ke bërë C-section
  • Elasticiteti i lëkurës (gjenetikë)
  • Tonusi i muskujve të core para dhe pas shtatzënisë
  • Procesi individual i shërimit

A zhduket ndonjëherë?

Shpesh, me kalimin e kohës dhe sidomos gjatë vitit të parë pas lindjes, pamja përmirësohet gradualisht. Por, tek disa nëna, mbetet e dukshme.
Me rehabilitim të core dhe dyshemesë pelvike + masazh të plagës, rezultatet mund të jenë shumë të mira, edhe nëse kanë kaluar vite nga lindja.

woman treats caesarean scar with a healing ointment

Si mund të përmirësohet natyrshëm?

  1. Masazhi i plagës
  • Ndihmon të çlirohen indet e ngjitura dhe të kthehet elasticiteti i lëkurës.
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zbut indin mbresor.
  • Mund të fillohet 6-8 javë pas lindjes, pasi plaga të jetë shëruar plotësisht.
  1. Ushtrime për dyshemenë pelvike dhe core
  • Forcojnë muskujt e thellë të barkut, duke ulur pamjen e shelf-it.
  • Ndihmojnë gjithashtu me probleme të zakonshme si rrjedhja e urinës apo diastasis recti.

Po kirurgjia?

Ekzistojnë mundësi si: abdominoplastika (tummy tuck), mini-tummy tuck, apo liposuction, por ato janë të kushtueshme, kërkojnë rikuperim të gjatë dhe nuk adresojnë gjithmonë problemin funksional.
Prandaj, rekomandohet të provohen më parë qasjet natyrale për të paktën 3-6 muaj.

Pyetje të shpeshta

❓ A ndihmon humbja në peshë?
Jo domosdoshmërisht. Edhe gratë e holla mund të kenë shelf, sepse lidhet më shumë me indin mbresor dhe mënyrën si shërohet trupi, jo vetëm me yndyrën.

❓ A mund të zhduket edhe pas shumë vitesh?
Po! Shumë nëna kanë parë përmirësime edhe pas 5, 10, madje 20 vitesh, me terapi dhe ushtrime të dedikuara.

❓ Pse ndonjëherë dhemb?
Dhimbja shpesh shkaktohet nga adherencat që tërheqin nervat ose kufizojnë lëvizjen. Masazhi i plagës ndihmon shumë në këtë rast.

Përfundim

C-section shelf është një pjesë natyrale e procesit të shërimit pas operacionit. Nuk është faji yt, nuk lidhet vetëm me peshën, dhe nuk je vetëm.
Me rehabilitim të core dhe dyshemesë pelvike, masazh të plagës, dhe kujdes të vazhdueshëm, mund të përmirësosh dukshëm pamjen dhe rehatinë tënde – në mënyrë natyrale dhe pa kirurgji.

Leave a comment

Themes by WordPress