Healthy Lifestyle

FITMOM shtatzënë

Shtatzënia është një periudhë e cila shoqërohet me ndryshime të shumta fizike dhe emocionale. Megjithatë, mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe është thelbësore për mirëqenien e nënës dhe zhvillimin e fëmijës. Një nga komponentët më të rëndësishëm të këtij stili jetese është aktiviteti fizik. Praktikimi i aktivitetit fizik gjatë shtatzënisë ofron një sërë përfitimesh dhe kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të nënës dhe të foshnjës.

1. Përmirësimi i shëndetit kardiovaskular dhe rezistenca
Një nga përfitimet kryesore të stërvitjes gjatë shtatzënisë është përmirësimi i shëndetit kardiovaskular. Aktivitetet fizike të moderuara, si ecja, noti ose joga, mund të ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut duke kontribuar në një qarkullim më të mirë të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese për trupin dhe fëmijën. Për më tepër, stërvitja e rregullt ndihmon në përmirësimin e kapacitetit të trupit për të qëndruar në aktivitet, që është shumë e dobishme për të përballuar lodhjen e përditshme që mund të shoqërojë shtatzëninë.

2. Kontrolli i peshës dhe ulja e rrezikut për diabetin Gestacional
Një përfitim tjetër i rëndësishëm është ndihma në kontrollin e peshës gjatë shtatzënisë. Shtatzënia mund të sjellë rritje të peshës, dhe kjo mund të çojë në komplikacione të tilla si hipertensioni dhe diabeti gestacional. Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe në reduktimin e rrezikut për zhvillimin e diabetit gestacional, një formë e diabetit që ndodh gjatë shtatzënisë dhe mund të ketë pasoja të rënda për nënën dhe fëmijën.

3. Lehtësimi i dhimbjeve të shtatzënisë dhe ulja e stresit
Stërvitja gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të zakonshme të shtatzënisë, si dhimbjet e shpinës, të shpatullave dhe të nyjave. Aktivitetet e përshtatshme për shtatzëninë ndihmojnë në forcimin e muskujve të trupit dhe përmirësimin e fleksibilitetit duke kontribuar në një pozicionim më të mirë të trupit dhe lehtësim të dhimbjeve. Po ashtu, stërvitja ndihmon në uljen e niveleve të stresit dhe ankthit, pasi aktiviteti fizik stimulon prodhimin e endorfinës, hormon që nxit ndjenjën e mirëqenies dhe ndihmon në përballimin e emocioneve të përziera që mund të shoqërojnë shtatzëninë.

4. Përmirësimi i gjendjes mendore dhe përgatitja për lindje
Përfitimet e stërvitjes nuk janë të kufizuara vetëm tek trupi; ajo gjithashtu ka një ndikim pozitiv në shëndetin mendor. Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave të depresionit dhe të ankthit, të cilat mund të ndodhin gjatë shtatzënisë. Duke përmirësuar gjendjen emocionale dhe të menduarit pozitivë, stërvitja mund të përgatisë gjithashtu nënën për lindjen. Forcimi i muskujve dhe rritja e fleksibilitetit ndihmojnë trupin të përballojë dhimbjet dhe të lehtësojnë procesin e lindjes.

5. Përfitimet për foshnjën
Ndërsa stërvitja e nënës është e dobishme për shëndetin e saj, ajo ka gjithashtu një ndikim pozitiv te fëmija. Aktiviteti fizik i moderuar rrit furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese për foshnjën duke kontribuar në zhvillimin e shëndetshëm të tij. Studimet kanë treguar se gratë që ushtrojnë aktivitet fizik të rregullt gjatë shtatzënisë kanë më shumë mundësi të lindin foshnja të shëndetshëm, me një peshë të duhur dhe më pak të rrezikuar nga komplikacione gjatë lindjes.

6. Këshilla për stërvitje të sigurt gjatë shtatzënisë
Edhe pse stërvitja ka shumë përfitime, është e rëndësishme të keni kujdes dhe të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni një program stërvitor. Aktivitetet fizike që janë të lehta dhe jo intensive: si ecja, noti, joga dhe ushtrimet për forcimin e muskujve të legenit, janë të rekomanduara për shumicën e grave shtatzëna. Gjithashtu, është e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe të ndaloni stërvitjen nëse ndiheni të lodhur ose keni ndonjë simptomë të pazakontë, si dhimbje, gjakderdhje ose kontraktime.
Përpiquni të ndiqeni me një profesionistë të specializuar për t’ju stërvitur gjatës shtatzënisë.

Nëse jeni gati për të filluar aktivitetin fizik, mund të shkoni te kategoria e programeve dhe merrni më tepër informacion mbi programin stërvitor të FIT MOM.

Ler nje koment

Themes by WordPress